Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovë (SPK), ka mbajtur të dielën mbledhjen me të vetmen pikë të rendit të ditës, e cila ishte votimi për shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri.
Sipas njoftimit është bërë me dije se në kuvend të pranishëm ishin 60 delegatë nga gjithsej 73 delegatë dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë kanë votuar pro shkarkimit.
“Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan pro shkarkimit të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo Sindikatë do të vazhdoj punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës”, ka njoftuar Sindikata e Policisë.