Shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës
19 shkurt 2019
| 12:04
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti dhe drejtori i tregjeve Sokol Hysa të propozuar nga PDIU janë shkarkuar nga detyra.
Kjo lëvizje në bashkinë e Tiranës vjen pas vendimit që PDIU mori për të djegur mandatet.
Po ashtu PDIU mori pjesë edhe në protestën e opozitës në 16 shkurt.
Siq dihet Partia per Drejtësi, Integrim dhe Unitet, drejtohet nga Shpëtim Idrizi dhe në bashkinë e Tiranës ka qenë në koalicion me partinë Socialiste dhe kryetarin e Tiranës, erion Veliaj.