Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit Natasha Tomaniq
30 maj 2024
| 16:26
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar të enjten nga detyra nënkryetaren e komunës, Natasha Tomaniq.
Peci ka thënë se vendimi është marrë në seancën e Kuvendit Komunal ku 17 asamblistë kanë votuar pro shkarkimit të nënkryetares.
Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.
Përveç kësaj ajo është thënë se ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë të Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje ditëve të fundit.