Shkarkohet nga bordi i NPB-së asamblisti i Vetëvendosjes
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi është shkarkuar nga Bordi i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Vendimi për shkarkimin e Azemit është marrë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, pas propozimit të asamblistit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ndërsa në votim kanë marrë pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Azemi është shkarkuar me 22 vota për, ndërsa me rastin e votimit të pranishëm në sallën e asamblesë nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Pas shkarkimit të Azemit, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur dy përfaqësues të ri për bordin e NPB-së, Genc Sherfin nga PSD-ja dhe Suzana Kika nga AAK-ja.
Ndaj vendimit për shkarkim ka reaguar asamblisti Egzon Haliti. Ai ka thënë se vendimi për shkarkim e ka bërë krenar.
“PDK-ja e PSD-ja, sot vendosën që të më shkarkojnë nga pozita e aksionarit të NPB-së. Ju falënderoj sinqerisht. Ky shkarkim më bënë të ndihem krenar. Të paktën njëherë e mirë u shpërfaq lidhja e interesave të ngushta kriminale. E kjo është edhe një dëshmi pse ky grup quhej i pakënaqur në Lëvizje. Ky grup doli nga Vetëvendosja! dhe shkoi te Kadria. Dje Shpendi nuk pranoi të diskutonim për Ndërmarrjet Publike, sepse pazaret nuk i kishin kryer ende. Tha do të diskutojmë pas një muaji. Nuk kaluan 24 ore, plani ndryshoi për ta larguar Lëvizjen nga NPB-ja, e cila e ngjalli këtë Ndërmarrje për herë të parë që nga paslufta dhe e morri PDK-në, pra Blerandin dhe Kadrin”, ka shkruar Azemi në llogarinë e vet në “Facebook”.