Shkarkohet nga pozita sekretari i përgjithshëm i UP-së
26 shtator 2024
| 16:41
Besfort Krasniqi është shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Lajmin e ka bërë me dije për “Klan Kosovën”,Altin Sahiti, udhëheqës i Këshillit Drejtues të UP-së.
Ai ka pohuar se arsyeja e shkarkimit është anashkalimi i kompetencave të Këshillit Drejtues.
“Edhe më herët i është lëshuar një vërejtje, me raport të auditimit të brendshëm është kërkuar të shkarkohet”, ka thënë Sahiti.