Shkarkohet prorektorja Pustina-Krasniqi
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të enjten ka shkarkuar prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi për shkak të deklaratës se si studentet në UP duhet ta respektojnë kodin e veshjes.
Ky këshill është distancuar nga deklaratat individuale të Pustina-Krasniqit të cilat, edhe pse, sipas saj, të paqëllimshme, kanë zgjuar reagimin e segmenteve të shoqërisë civile dhe kërkesave për përgjegjësi nga parlamenti i UP-së.
Këshilli i UP-së mbetet i përkushtuar thellë në luftimin e të gjitha dukurive negative në Universitetin e Prishtinës duke zbatuar ligjin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Teuta Pustina-Krasniqi ushtronte detyrën e prorektores për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës.