Shkarkohet sekretari britanik i Mbrojtjes
02 maj 2019
| 11:27
Kryeministrja britanike Thersa May ka shkarkuar sekretarin e mbrojtjes Gavin Williamson.
Ai ka zbuluar për mediet planin e konsideruar si sekret shtetëror, që kompania kineze e telekomunikacionit “Huawei” do të ndihmojë në ndërtimin e rrjetit 5G në Britaninë e Madhe.
Wailliamson mohoi akuzat, por qeveria britanike, tha se ka prova të forta se ai ka bërë publike për mediet informacionin që është diskutuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Opozita britanike ka kërkuar hetime mbi këtë çështje./tvklan/