Shkarkohet trajneri i Norwichit

06 nëntor 2021 | 22:05

Trajneri i Norwich, Daniel Farke është shkarkuar nga detyra, përkundër faktit që sot e shënoi fitoren e parë të sezonit.

Norwichi, ekip ku luan ylli kosovar, Milot Rashica momentalisht është pa trajner.

Njoftimin për shkarkimin e Farkes e dha vet klubi anglez përmes një komunikate për media.

Daniel Farke ishte kryetrajner i Norwichit për katër vite e gjysmë.

Kujtojmë se pas 11 xhirove, Norwich City gjendet në vendin e fundit në tabelë me pesë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë të shumë të veprimtarit Ismet Sylejmani nga…