Shkarkohet zëvendëskryeministri i Ukrainës
Parlamenti i Ukrainës votoi të enjten për të shkarkuar zëvendëskryeministrin Oleksandr Kubrakov, i cili mbikëqyri përpjekjet e rindërtimit gjatë kohës së luftës, si dhe përpjekjet për të krijuar një korridor transporti në Detin e Zi.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do të zëvendësojë zyrtarin 41-vjeçar. Kubrakov tha në një postim në Facebook se ai nuk kishte pasur mundësinë të paraqiste një raport të detajuar mbi aktivitetet e tij në parlament.
Mediat ukrainase raportuan se ligjvënësit në partinë e Presidentit Volodymyr Zelensky po konsideronin krijimin e dy ministrive të veçanta për të mbikëqyrur infrastrukturën dhe politikat rajonale për të cilat ai ishte përgjegjës.
Kubrakov u emërua zëvendëskryeministër në dhjetor 2022. Më parë ai ka qenë ministër i infrastrukturës.