Shkatërrohet bombarduesi F-16 në Ukrainë, vdes piloti më i trajnuar
Një bombardues amerikan F-16, i cili po përdoret edhe nga ushtria ukrainase, është shkatërruar duke sjellë si rezultat edhe vdekjen e pilotit.
Shkatërrimi i F-16 ndodh vetëm disa javë pasi avionët e shumëpritur mbërritën në vend, tha një burim ushtarak ukrainas për CNN.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nuk besojnë se pas incidentit qëndron gabimi i pilotit. Piloti, Oleksiy, i njohur si “peshku i hënës”, u vra nga përplasje ndërsa “zmbrapsi sulmin më të madh ajror ndonjëherë” nga Rusia kundër Ukrainës, tha citon CNN, duke shtuar se piloti u varros të enjten.
Vdekja e pilotit është një goditje e madhe për Ukrainën. F-16-ët e parë mbërritën në vend vetëm në fillim të këtij muaji. Rezulton se piloti i vrarë ishte një nga më të trajnuarit për të drejtuar bombarduesit F-16, shkruan A2. Zelensky tha të martën se Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën F-16 për të shkatërruar raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia të hënën, hera e parë që ndonjë zyrtar ukrainas konfirmoi se avionët po përdoreshin në luftime.