Shkatërrohet diga kryesore pranë Khersonit – Zelensky thërret një takim urgjent
Një digë në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Ukrainës jugore është dëmtuar nga bombardimet, duke çuar në përmbytje në zonën tashmë të goditur nga konflikti prej disa muajsh.
Për këtë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbajë një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha të martën sekretari i këshillit, Oleksii Danilov.
“Terroristët rusë. Shkatërrimi i digës së hidrocentralit Kakhovka vetëm konfirmon për të gjithë botën se ata duhet të dëbohen nga çdo cep i tokës ukrainase”, tha presidenti ukrainas.
“Atyre nuk duhet t’u lihet asnjë metër, sepse ata përdorin çdo metër për terror. Është vetëm fitorja e Ukrainës që do të kthejë sigurinë. Dhe kjo fitore do të vijë”.
Ushtria e Ukrainës ka fajësuar Rusinë për shkatërrimin e digës, ndërsa një zyrtar i lartë i instaluar nga Rusia tha se shkatërrimi i saj ishte “një sulm i rëndë terrorist”.