
Shkatërrohet laboratori i drogës në Ferizaj, Sveçla vlerëson maksimalisht policinë dhe prokurorinë
23 maj 2022
| 16:41
Policia e Kosovës të hënën ka shkatërruar një laborator të drogës sintetike në Ferizaj, me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kilogramë drogë dhe janë arrestuar dhjetë persona.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut.
Ai ka përgëzuar dhe vlerësuar maksimalisht policinë dhe prokurorinë. “Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.