Shkatërrohet laboratori i substancave narkotike në Zveçan
19 prill 2022
| 18:40
“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka bërë me dije se deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.
“Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.