Shkatërroi një Lamborghini të marrë me qira, raportoi gjithçka dhe më pas u përpoq të arratisej
Pasi shoferi humbi kontrollin mbi makinën e çmuar “Lamborghini Aventador SVJ”, me vlerë gati 800 mijë euro, makina ka përfunduar në një përrua malor.
Një grup turistësh amerikanë morën me qira gjithsej gjashtë nga këto automjete prestigjioze për udhëtimin e tyre nëpër Evropë. Në qafën malore Fluella në Zvicër, një 46-vjeçar amerikan nuk arriti të merrte kontrollin e Lamborghini Aventador SVJ, një makinë me një fuqi mbresëlënëse 770 kuajfuqi
Sipas informacioneve të siguruara nga policia në kantonin Graubünden, pasi humbi kontrollin, makina doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua aty pranë, vetëm pak kilometra larg qytetit të Davos, ku filloi aventura e tyre.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërmarrë një sërë hapash të papritur. Ndonëse për ngjarjen ka njoftuar policinë, sigurimet dhe kompaninë nga e cila ka marrë me qira automjetin, në vend që të rrijë e të priste, vendosi të braktisë Lamborghinin e dëmtuar dhe të largohet nga vendi i aksidentit.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe policia reagoi. Ata e gjetën me shpejtësi dhe ndaluan pesë automjetet e tjera Lamborghini. Të gjithë anëtarët e grupit u ndaluan për intervistim. Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe zjarrfikësit lokalë kanë nxjerrë makinën e çmuar nga përroi.