ShKÇAK-u dhe OEAK-u: Ligji i ri për kontabilitet lufton informalitetin

08 gusht 2018 | 15:25

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) kanë organizuar të mërkurën tryezë me përfaqësues të bizneseve anëtare të OEAK-ut me qëllim të informimit të tyre mbi kërkesat e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim si dhe diskutimit të sfidave që mund të dalin gjatë implementimit të këtij ligji.

Kontabiliteti, raportimi financiar dhe auditimi konsiderohen thelbësore në aftësimin e organizatave për të marrë vendime të informuara të biznesit bazuar në performancën e kaluar dhe atë të tashme financiare.

Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga OEAK-u dhe ShKÇAK-u.

Sipas OEAK-ut duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre elementeve, më 19 prill, 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aprovuar Ligjin Nr. 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, i cili ka për qëllim të rregullojë sistemin e kontabilitetit dhe raportimeve financiare të organizatave të biznesit, kërkesat për auditim, kualifikimet e nevojshme për kontabilistët dhe licencimin e auditorëve në mes të tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e La Ligës, Barcelona ka hequr dorë nga…