Shkelën rregullat e komunikacionit, dënohen 1 mijë e 700 shoferë
23 korrik 2021
| 10:20
Në 24 orët e fundit, policia ka dënuar 1 mijë e 700 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 76 aksidente trafiku, 32 me persona të lënduar kurse 44 raportohet të kenë qenë me dëme materiale.
Po ashtu, Policia ka shqiptuar edhe 21 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.