SHKELËSJA SPECIALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

14 shtator 2018 | 21:43

Lulëzim ETEMAJ

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka dëshmuar se është tejet speciale në shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Shkelja nuk i atribuohet dhe nuk ka të bëjë asgjë as me aktin e ngritjës së aktkauzës kundër 12 personave për mashtrim me statusin e veteranit dhe as me vetë akuzën.
Shkelja i atribuohet trajtimit që ju bën Prokuroria Speciale të akuzuarëve, duke ua shkelur privatësinë dhe një nga të drejtat themelore të njeriut; informimin në rrugë zyrtare dhe direkt për vendimet apo aktet juridike të saj e që kanë të bëjnë me ta. Jashtë çdo normativeje juridike, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka zgjedhur komunikimin në distancë me të akuzuarit e saj.

Dhe, për të qenë skandali më i madh dhe shkelja e të drejtave të njeriut më e rëndë, Prokuroria ka zgjedhë mediet si mjet komunikimi me të akuzuarit, të cilat jashtë çdo normeje njerëzore dhe etike profesionale shndërrohen në togë të pushkatimit moral të të akuzuarve, duke animuar duartrokitjet e oponionit publik në adresë të Prokurisë Speciale, në veçanti, dhe, kështu edhe të vetë drejtësisë dhe gjithë sistemit të saj në Kosovës. Ndikimi në gjykimin e opinionit publik, sipas të cilit aktualisht sistemi i drejtësisë në Kosovë është një nga segmentet më problematik dhe më jofunksional të shtetit, gjithsesi që është njëri nga qëllimet kryesore të sjelljës së tillë.

Askund, në asnjë vend demokratik, ku sistemi i drejtësisë është funksional dhe vepron mbi bazën e ligjit dhe vlerave humane, nuk mund të ndodhë që të akuzuarit të mësojnë për akuzën nga mediat, ndërsa akuza para se të arrijë në duartë e të akuzuarve të arrijë në media.
As Prokuroria Speciale dhe as mediat nuk do të duhej ta anashkalonin kaq me lehtësi faktin se asnjë i akuzuar nuk është fajtor deri në shpalljen e verdiktit final nga trupi gjykues i gjykatës. Kudo që do të kishte drejtësi normale, rrjedhja e aktakuzës në media si dhe botimi i saj apo pjesëve të saj nga këto të fundit, do të paraqiste bazë të mjaftueshme për hapjen e procedurave juridike ndaj personave, në këtë rast brenda Prokurorisë si dhe atyre në media, bartës të shkeljes së të drejtave njerëzore të të akuzuarve siç janë cënimi i integritetit moral; cënimi i privatësisë dhe nxitja e kampanies linçuese të opinionit publik.

Ana larg më tragjike e gjithë kësaj situate absurde janë disa nga mediat e Kosovës, gjegjësisht koketimi i tyre i skajshëm, deri në shkallën e marrjës së rolit zëdhënës të prokurorisë, duke anashkaluar faktin se Prokuroria dhe Drejtësisa nuk janë asnjëherë e njëjta gjë, dhe se ashtu si mediat, edhe drejtësia mund të jenë pa fije hamendjeje viktima të Prokurorisë; prokurorëve dhe kryeprokurorëve.

Trajtimi i sotëm publik i 12 të akuzuarve është tregues i qartë se me një prokurori dhe prokurorë të tillë, drejtësia në shtetin e Kosovës është e predispozuar që edhe më tej të merret shumë me rezervë dhe të mos e gëzojë besimin meritor të qytetarëve të vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtyrja e ekskursionit në Shqipëri bëri që maturantët e shkollave…