Shkelet ora policore, të rinjtë vërshojnë te “kafet e rakisë” në Prishtinë
04 shtator 2020
| 23:24
Në kohë pandemie, kur Kosova ka bërë me ligj të obligueshme bartjen e maskës në vende publike dhe distancën sociale, në vendin e njohur në kryeqytet si “kafet e rakisë” kanë vërshuar të rinjtë.
Në këtë vend të rinjtë nuk po i respektojnë asnjë nga rekomandimet dhe masat e institucioneve shëndetësore, raporton “lajmi.net”.
Në anën tjetër, ende është në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për kufizimin e orarit të lëvizjes nga ora 22:30 deri në ora 05:00.
Këto janë fotografitë: