Shkelin masat antiCovid, dy qytetarë nga Juniku gjobiten me nga 500 euro
15 shtator 2021
| 19:49
Policia e Kosovës në Junik ka gjobitur dy qytetarë me nga 500 euro për mos respektimin e masës së vetë izolimit.
Në një komunikatë për media, thuhet se kontrollet e Policisë së Kosovës po bëhen me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohor nga IKSHPK, si masë parandaluese.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese koronavirus.