Shkelje të rëndë”: Berisha i shkruan Konjufcës, kërkon tërheqjen e propozimit për KPK-në
05 prill 2024
| 15:00
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OEK), Besnik Berisha, i ka shkruar një letër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në letrën e tij, Berisha ka kërkuar që të tërhiqet kandidatura e Skënder Gojanit për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Kjo ngase, sipas Berishës, Gojani ka kryer shkelje të rëndë të etikës.
“Kjo tërheqje kërkohet për shkak se, me të marrë detyrën e kryetarit jam njoftuar se avokati i propozuar për anëtar të KPK-së, Skënder Gojani, në kohën e propozimit kishte të iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe tashmë është konfirmuar nga komisioni disiplinor se ai ka kryer shkelje të rëndë të këtij kodi”, është thënë në kërkesën e Berishës drejtuar Konjufcës, shkruan “Express”.