Shkëlqejnë gjimnastet e “Elitës”, kthehen me medalje nga Gjermania
Gjimnastet e klubit të Gjimnastikës “Elita”, nga Prishtina, Bora Hoti, Kaltrina Thaqi, Vilëza Zeqiri dhe Jara Gumnishta të udhëhequr nga trajnerët; Shkumbin Maqastena dhe Abeliana Bregu, kanë marrë pjesë në turneun internacional të gjimnastikës, “Gymfinity International 2023” që është mbajtur nga data 16-17 dhjetor në Grünstadt të Gjermanisë. Po ashtu në këtë turne kanë marrë pjesë edhe gjimnastet e kubit të gjimnastikës “Fushë-Kosova”, ku është dalluar gjimnastja Elisa Bugaçku. Në këtë turne kanë marrë pjesë shumë garues nga shumë ekipe dhe vende të ndryshme të botës.
Në turneun “Gymfinity International 2023”, gjimnastet nga Kosova kanë shkëlqyer duke rrëmbyer medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta nëpër të gjitha kategoritë dhe disiplinat e këtij sporti atraktiv.
Klubi i Gjimnastikës “Elita”, në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se gjimnastja Bora Hoti ka arritur të tuboj gjithsej 44.4 pikë duke rrëmbyer vendin e parë në të gjitha disiplinat.
Po ashtu suksese të jashtëzakonshme kanë arritur edhe Kaltrina Thaqi, Vilëza Zeqiri dhe Jara Gumnishta të cilat kanë arritur të stolisen me medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.
Njoftimi i plotë i KGJ “Elita”:
Paraqitja e gjimnasteve nga Kosova
Në turneun internacional të gjimnastikës
“Gymfinity International 2023” mbajtur më 16-17 dhjetor, në Grünstadt, të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e shumë ekipeve, nga vende të ndryshme të botës, gjimnastet tona kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre profesionale.
Bora Hoti ka shkëlqyer me paraqitjes e saj duke rrëmbyer, vendin e ?në all round, me 44.4pikë. Vendin e???në kapërcime, akrobaci, tra dhe vendin e ?në paralele.
Kaltrina Thaqi, në aktivitetin e saj të parë ndërkombëtar ka grumbulluar në total 37.8pikë, duke e renditur në vendin e?. Ndërsa në kapërcime është renditur në vendin e ?me 12.05pikë.
Vilëza Zeqiri, është renditur e??në kapërcime dhe akrobaci.
Jara Gumnishta, pjesëmarrëse në kategorinë AB, ka bere një paraqitje tepër të bukur, duke arritur që të renditet e?në kapërcime.
Dhe Elisa Bugaçku, nga Fushë Kosova, pjesëmarrëse në kategorinë B, është renditur e?në kapercime, e?në parter dhe e?në all round.
Aktivitete dhe rezultate të tilla janë motivuese për sportistet tanë, të cilët me shumë punë dhe me kushte jo të barabarta infrastrukturore, janë të guximshëm për të konkurruar dhe fituar me shtete që e kanë tradite gjimnastikën.
Prindër faleminderit që jeni mbështetja jonë më e madhe.
Pa ju, ELITA, nuk do ishte një familje kaq e plotësuar.
Faleminderit Wachmeister . Projekte të tjera na presin?