
Shkëlqen FC Kosova Düsseldorf, fiton 4-0 ndaj TuRU Düsseldorf-it
Klubi shqiptar FC Kosova Düsseldorf me president Bujar Neziri i cili garon në Landesliga të Gjermanisë ka arritur një fitore të madhe kundër TuRU Düsseldorf, me rezultat 4:0, duke ndjekur vendin e parë me vetem 3 pikë diference.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit FC Kosova Düsseldorf.
Kujtojmë që FC Kosova Düsseldorf sot e ka luajt lojën e parë në stadiumin e ri.
Këto janë rezultatet e klubit FC Kosova Düsseldorf – 48 pikë (22 ndeshje)
➡️ 15 fitore | 3 barazime | 3 humbje
⚽ 58 gola të shënuar | 🛡️ 18 gola të pranuar
✅ Sulmi më i mirë në ligë
✅ Mbrojtja më e mirë në ligë
Njoftimi i plotë i klubit.
Dalim me 3 pikë nga derbi i qytetit me një super angazhim nga djelmoshat, të cilët dhanë gjithçka nga vetja për këtë fitore të madhe!
⚽Golat:
✅ Fatlum Ahmeti (25’, 59’, 68’) – Hat-trick fantastik!
✅ Qlirim Kashtanjeva (80’) – mbyll ndeshjen me një gol të bukur!
Klubi ynë triumfon me rezultat 4-0 në derbin e qytetit! Vazhdojmë më të fortë se kurrë! 🔴⚫️⚽ #ForcaKosova
Tabela aktuale e Landesliga Niederrhein Gruppe 1