Shkëlqen Rihanna
Rihanna dukej mahnitëse e veshur në fustan ngjyrë leopardi teksa arriti në promovimin e librit autobiografik.
Në të vërtetë nuk ka shumë gjëra që Rihanna nuk mund të bëjë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.Këngëtarja dhe aktorja po bën gjëra të tjera në listën e saj, publikimin e librit të saj autobiografik.
31-vjeçarja, doli në Muzeun Guggenheim për të festuar autobiografinë e saj dhe publikimin e saj.
Këngëtarja e hitit “Shut up and drive” befasoi kur u paraqit me fustanin ngjyrë leopardi, të hapur tek pjesa e gjoksit. Ajo kishte veshur një palë çizme të kuqe deri në gju që përputheshin në mënyrë të përsosur me fustanin.
Libri i saj autobiografik kushton afro 15 funta dhe ka më shumë se 1000 imazhe të brendit “Fenty”.
“Është një vepër arti për të cilën jam vërtetë krenare sepse kam punuar në të për më shumë se pesë vjet. Diçka që unë ndjej se fansat e mi vërtetë duan”, ka thënë ajo teksa foli për “Entertainment Tonight”.
Ajo bëri me dije se në libër do të ketë shumë imazhe personale dhe imazhe të cilat fansat e saj nuk i kanë parë kurrë. Libri i saj autobiografik do të lëshohet në treg më 24 tetor.