Shkëlqen sërish Beyonce/ Pozon me veshjet e reja të koleksionit Adidas
11 shkurt 2021
| 14:03
Beyonce tërhoqi vëmendjen sërish me body-n lateks që i nxjerr në pah linjat.
39-vjeçarja surprizoi me fotosensionin e ri.
Me një veshje kafe latex që shfaqte një trup më të gjerë dhe çizme stileto deri në kofshë, Beyonce pozoi për Adidas x Ivy Park. Secila foto diferencohej pak nga tjetra; Në foto të tjera, Beyonce shfqet me një shall të zbukuruar me emrin Ivy Park, dorashka dhe një kapelë që kombinoheshin me veshjen.
Fansat pëlqyen koleksionin e ri por mbi të gjitha vëmendjen e mori vetë Beyonce, që edhe njëherë vërtetoi se mosha për të është thjesht numër.