Shkëlqen Verona e Rrahmanit dhe Kumbullës
26 janar 2020
| 17:00
Verona e Amir Rrahmanit ka marrë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Leccen (3-0). Pawel Dawidowicz, Matteo Pessina dhe Giampaolo Pazzini shënuan për Veronën golat e fitores.
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ishin ndër më të mirët për skuadrën e Veronës.
Parma e mposhti 2-0 Udinesen, derisa Sampdoria dhe Sassuolo luajtën baras 0-0.
/Epoka e re/