Shkëlqen Westbrooki, Oklahoma pëson humbje

15 shkurt 2019 | 14:14

Tri ndeshje të luajtura në NBA. Skuadra e New Orleans mposhti 131-122 Oklahoma, ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga vendasit, që kishin një epërsi të lehtë. Randle realizoi 33 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Holiday me 32 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Për Oklahomën u dallua i zakonshmi Russell Westbrook, që realizoi sërish një “triple double”, i 11-ti radhazi për të në NBA, duke përmirësuar rekordin e tij. Ai e mbylli me 44 pikë, 14 rebound e 11 asistime, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Ndërsa Peul George realizoi 28 pikë.

Në dy takimet e tjera të luajtura sot, skuadra e Orlandi mposhti 127-89 Charlotte, ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë probleme nga vendasit. 6 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, me Ross që ishte shënuesi më i mirë, me 21 pikë. Për t’u theksuar fakti që 64 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Fiton edhe New York, që mundi 106-91 Atlantën jashtë fushe, një rezultat disi surprizë. Edhe për nju-jorkezët ishte kolektiviteti arma kryesore, me Smith që realizoi 19 pikë, mbështetur edhe nga Allen e Jenkins me nga 14 pikë secili.

Rezultatet

Orlando – Charlotte                  127-89
Atlanta – New York                   91-106
New Orleans – Oklahoma        131-122

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshje të luajtura në NBA. Skuadra e New Orleans…