
Shkëlqeu ndaj kampionëve, Lomax shpallet MVP
Bora arriti fitoren më të madhe në këtë edicion, duke mundur kampionët e Kosovës, Trepçën, 89:88, në edicionin e parë në garat e elitës. Ndaj kampionëve shkëlqeu Alex Lomax me 25 pikë, shtatë kërcime dhe 12 asistime.
Ai kishte indeksin 39 apo më të lartin e javës së 21-të, duke u shpallur MVP. Ndeshje fantastike kishte edhe Arian Qallaku i Golden Eagle Yllit përballë Proton Cable Prizrenit. Basketbollisti i Kosovës e mbylli ndeshjen me 22 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime. Në fitoren ndaj prizrenasve ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Jan Palokaj me 23 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.
Bashkimi me përmbysje fitoi ndaj Pejës, ku më i miri te prizrenasit ishte Mack Smith me 19 pikë, katër kërcime dhe dy asistime. Ndeshja e vetme që ishte zhvilluar më parë mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, i kishte takuar kryeqytetasve, ku si zakonisht u dallua Rashid Mahalbasiq me 16 pikë, dhjetë kërcime dhe një asistim.
MVP
Alex Lomax (Bora) 25 pikë, 7 kërcime, 12 asistime, 39 indeksi
Top pesëshja
Alex Lomax (Bora) 25 pikë, 7 kërcime, 12 asistime, 39 indeksi
Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 8 kërcime, 5 asistime, 32 indeksi
Jan Palokaj (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 10 kërcime, 4 asistime, 26 indeksi
Mack Smith (Bashkimi) 19 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 18 indeks
Rashid Mahalbasiq (Sigal Prishtina) 16 pikë, 10 kërcime, 1 asistim