Shkëlqeu në debutim me dy gola, Albion Rrahmani shpërblehet nga tifozët e Rapidit
27 gusht 2023
| 14:19
Albion Rrahmani ka nisur menjëherë që të lë gjurmë te Rapidi i Bukureshtit, duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer në debutimin e tij, duke qenë vendimtar me dy gola në fitoren 3:5 ndaj U Craiovas.
Kësisoj, Rrahmani është zgjedhur si lojtari më i mirë në këtë ndeshje me votat e tifozëve të Rapidit. Kështu ka njoftuar këtë të diel klubi rumun.
Rrahmani ka marrë 42 për qind të votave, po aq edhe Funsho, por autori ish-sulmuesi i Ballkanit kishte disa vota më shumë, 1102, krahasuar me 1085.