Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë

18 janar 2025 | 20:35

Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump, ka takuar sot shefin e ardhshëm të CIA-s, John Ratcliffe.

Afaristi Devolli e ka uruar Ratcliffe për përzgjedhjen e tij në pozitën më të lartë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, menjëherë pas fitores së Trump.

Gjatë takimit, Devolli e ka njoftuar shefin e CIA-s për gjendjen në Kosovë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend.

“E veçantë e bisedës është që Ratcliffe e ka përmendur qytetin e Pejës si një qytet prej të cilit ka disa miq. Devolli me këtë rast i ma thënë se nëse do ta vizitojë Kosovën, duhet medoemos ta vizitojë edhe Pejën”, thotë kumtesa.

Derisa më herët gjatë ditës, themeluesi i Devolli Corporation ka takuar kongresistët republikanë Jason Smith nga Missouri dhe Bryan Steil nga Wisconsin.

Po ashtu, Devolli ka pasur një takim me ish-guvernatorin e Mississippit, Haley Barbour.

Në këto biseda, sipas kumtesës, tema kryesore ka qenë politika dhe ekonomia, me fokus në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Devolli, aksionari i Devolli Corporation, ka informuar zyrtarët amerikanë mbi situatën në Kosovë, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Ai do të jetë pjesë e një auditori të gjerë në ceremoninë e betimit solemn të Presidentit Trump, ku pritet të jenë të pranishëm ish-presidentë amerikanë, kongresistë, senatorë, si dhe liderë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixiku ka mbajtur tubim…