Shkëlqim Devolli viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Liderë që sakrifikuan për lirinë, meritojnë përkrahje

19 prill 2025 | 19:24

Sipërmarrësi  dhe aktivisti Shkëlqim Devolli realizoi sot një vizitë në Hagë, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë takimit, Devolli u shpreh se është i angazhuar për të mbështetur proceset demokratike dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Ata janë liderë që sakrifikuan shumë për lirinë e Kosovës. Kjo vizitë është shenjë e mbështetjes për ta dhe për të gjithë ata që besojnë në drejtësinë dhe në vlerat e lirisë,” tha Devolli pas takimit.

Devolli theksoi rëndësinë e mbështetjes për ish-liderët politikë, duke i konsideruar ata si ikona të luftës për pavarësi. “Kosova ka kaluar shumë sfida, dhe është detyra jonë si qytetarë të vazhdojmë të qëndrojmë pranë atyre që kanë dhënë maksimumin për shtetin tonë,” u shpreh ai.

Devolli gjithashtu theksoi se përpjekjet për të ruajtur stabilitetin dhe përparimin ekonomik të Kosovës duhet të jenë në qendër të vëmendjes për të gjithë politikanët dhe qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtor në terminalin e aeroportit të Vlorës ka rënë…