Shkëlqim Ibrahimi kërkon votën e mitrovicasve për PDK-në dhe numrin 25
Kandidati për asamblenë komunale të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shkëlqim Ibrahimi i ka hyrë kësaj gare duke besuar në dy parimet e tij: Në sinqeritet dhe në besë.
“Gjithmonë kam qenë i mendimit se pa qenë i sinqertë nuk mund të forcojmë vendosmëritë dhe energjitë tona kolektive në zhvillimin shoqëror. Ai është parim hyjnor, njerëzor, por edhe politik. Një gjë e shenjtë sipas konsideratës sime dhe si garancë e besimit tuaj, i cili në zgjedhje epet si votë nga ju.
Besa, jo traditë, por marrëveshje institucionale, si bartëse e halleve dhe kërkesave tuaja.”, ka shkruan ndër tjera në postimi e tij në “Facebook” Ibrahimi.
Postimi i plotë i tij:
“Garës për asamble komunale i kam hy me dy parime: Sinqeritetin dhe besën.
Gjithmonë kam qenë i mendimit se pa qenë i sinqertë nuk mund të forcojmë vendosmëritë dhe energjitë tona kolektive në zhvillimin shoqëror. Ai është parim hyjnor, njerëzor, por edhe politik. Një gjë e shenjtë sipas konsideratës sime dhe si garancë e besimit tuaj, i cili në zgjedhje epet si votë nga ju.
Besa, jo traditë, por marrëveshje institucionale, si bartëse e halleve dhe kërkesave tuaja.
Nga një zbehjeje modestie, më duhet të subjektivizoj veten, për t’ua kërkuar atë. Si inxhinier me profesion, me një eksperiencë bukur të gjatë pune, do të angazhohem maksimalisht në rregullimin e shërbimeve publike, nga pozita që do të ulëm pas 17 tetorit.
Fatkeqësisht ato janë në gjendje të mjerë në qytet. Shërbime të paplota komunale, infrastrukturë e dobët. Borde të partiakizuara dhe të familjarizuara. Menaxhim katastrofal i ujërave të zeza dhe rrugëve lokale.
Në asamble, do ta ngriti zërin, por edhe jashtë saj. Në lagje, e në fshatra, në rrugë, në sheshe, kudo që do t’iu takoj dhe do të më takoni, para dhe pas asamblesë.
Me sinqeritet ua kërkoj votën, e me besë ua garantoj punën. Zoti na ndihmoftë.”, ka shkruar kandidati për asamble komunale nga PDK-ja, Shkëlqim Ibrahimi i cili mbanë numrin 25 në listat zgjedhore.