Shkëlzen Gashi për rastin e Martin Berishajt: Këtu është një dreq i madh

23 shkurt 2023 | 21:30

Analisti Shkëlzen Gashi derisa foli për rastin e ambasadorit Martin Berishaj tha se ‘këtu është një dreq i madh’. Sipas tij, skandali më i madh i kësaj qeverië është ai i Martin Berishajt.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se duhet të ketë më shumë presion prej opozitës, mediave dhe organizatave qeveritare.

Sipas tij, është problematike që një qeveri, në të gjitha nivelet e saj po e mbron Martin Berishajn, i cili është i përfshirë në një skandal.

“Skandali më i madh i kësaj qeverie është i Martin Berishaj. Duhet më shumë presion prej mediave, opozitës prej organizatave joqeveritare në përgjithësi, se këtu që ka thon Rrahman Morina,  një dreq i madh është. Me u qu krejt një qeveri e tanë që me mbrojtë në tona nivelet me mbrojtë një person që po shihet ashiqare që është i përfshirë në një skandal të tillë. Është problematike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj nga Shqiponja, ish-Jabllanica e Gjakovës…