Shkëlzen Gashi për reagimin e Kurtit ndaj aktakuzave të Speciales: Demagog, po flet palidhje

15 nëntor 2020 | 15:44

Ish-këshilltari politik i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, e ka cilësuar populist, fjalimin e ish-shefit të tij në paraqitjen e sotme publike kur ka folur për zhvillimet e Gjykatës Speciale, duke mbrojtur luftën e UÇK-së.

Në njërën nga replikimet e tij në llogarinë e aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinovcit në “Facebook”, Shkëlzen Gashi, e ka quajtur demagog Albin Kurtin

Ai madje është shprehur se Kurti “po flet palidhje”.

Teksa një komentues ka pyetur se a është bërë Kurti populist me konferencën e sotme, Gashi ka replikuar: “Ndoshta s’është bërë, por është, vetëm i doli në pah edhe një here :D”, ka shkruar ai.

E kur një komentues tjetër i ka thënë Gashit se “kështu e paske këshilluar”, ai ka shkruar: ”Jo, unë nuk e këshilloj askënd me qenë demagog e me fol palidhje”.

Albin Kurti në kohën sa ishte kryeministër, e pati liruar nga pozita e këshilltarit të tij Politik, Shkëlzen Gashin.

Kjo meqë ai pati deklaruar se ish-pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime ndaj serbëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditë e kaluara, Kosova dhe opinion gjerë është tronditur…