Shkëlzen Lushtaku vazhdon kontratën me Drenicën

24 korrik 2023 | 14:04

Futbollisti i njohur Shkëlzen Lushtaku ka vazhduar kontratën me Drenicën e Skenderajt.  Kapiteni do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi edhe në Ligën e Parë.

“Kapiteni i skuadrës, ka vazhduar të mbetet besnik ndaj klubit tonë, dhe ka rinovuar kontratën me klubin edhe për një vit. Shkëlzen Lushtaku, do të vazhdojë të mbroj ngjyrat kuq e zi edhe për edicionin 2023/2024. Klubi vazhdon punën intensive për kompletimin e skuadrës dhe në vijim do të njoftoheni edhe për përforcimet e para të ekipit”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me qytetarë të mbajtura në Komunën…