Shkelzen Maliqi në krye të sekretariatit të KGjK-së edhe për një mandat

29 gusht 2022 | 16:54

Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGjK), Shkelzen Maliqi, i është besuar edhe një mandat tjetër prej 5 vitesh në krye të sekretariatit të KGjK-së.

Këtë vendim, këshilli e ka marrë në takimin e 293-të të mbajtur këtë të hënë, pasi të gjithë anëtarët e Këshillit ishin pro vazhdimit të mandatit të Maliqit si drejtor i SKGjK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deri tek ky vendim i këshillit ka ardhur pasi më 1 shtator 2022, Maliqit i përfundon mandati aktual.

Fillimisht, para anëtarëve të Këshillit, Maliqi ka paraqitur vizionin e tij për pozitën të cilën synon ta mbajë edhe për 5 vitet e ardhshme.

Ndryshe, më 11 gusht 2017, këshilli kishte vendosur që në krye të Sekretariatit të KGjK-së të vije Shkelzen Maliqi.

Sipas Rregullores Nr. 03/2017 për procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mandati i drejtorit është pesë vjet me mundësi vazhdimi.

Po ashtu sipas kësaj rregullore, drejtori i Sekretariatit është përgjegjës ndaj Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Sekretariatit dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për gjykatat.

Ai i raporton drejtpërdrejt kryesuesit të KGjK-së t dhe merr pjesë në të gjitha mbledhjet e këshillit. I njëjti i përgjigjet të gjitha kërkesave të këshillit dhe gjykatave për informata.

Vendimi për vazhdimin e mandatit të Maliqit në krye të SKGjK-së do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka theksuar se me…