Shkëmb Manaj i LDK-së emërohet nënkryetar i Prishtinës

28 mars 2025 | 13:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ish-kandidatin për deputet të LDK-së, Shkëmb Manaj, e ka emëruar nënkryetar të kryeqytetit.

I pari i Prishtinës ka lavdëruar nënkryetarin e ri, duke thënë se është njeri me vlera të larta.

Rama ka shkruar  në “Facebook” se Manaj në të gjitha etapat e tij jetësore e ka ruajtur integritetin e tij.

“Shkëmb Manaj, nga sot, është nënkryetar i kryeqytetit. Me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale. Në te gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij. Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Me punën e tij të deritanishme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në qendrën tregtare…