
Shkëmbi bie në fushën e orizit (Foto)
30 korrik 2019
| 13:12
Një shkëmb i madh ka rënë në një fushë orizi në një fshat në lindje të Indisë. Shkëmbi, i cili ra në fshatin Mahadeva në Bihar, peshonte rreth 13 kilogramë dhe kishte copëza magnetike, ka njoftuar në një deklaratë zyra e kryeministrit të shtetit. Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë fshatarët që qëndrojnë rreth një krateri të madh me baltë që besohet të jetë shkaktuar nga shkëmbi.
Shkëmbi është aktualisht i ekspozuar në Muzeun Bihar, por do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikrishna, për të bërë një analizë që do të konfirmojë nëse është meteor.