Shkëmbi mbetet trajner i Lirisë
05 mars 2018
| 17:12
Drejtuesit e KF Liria në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi janë takuar me trajnerin Bledi Shkëmbin.
Në këtë takim është biseduar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në klubin prizrenas dhe në fund është arritur marrëveshja për mënjanimin e keqkuptimeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet veti.
“Bledi Shkëmbi u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Bordin e klubit dhe se ditët në vazhdim do të përkushtohet edhe më shumë për KF Liria. Në anën tjetër edhe anëtarët e Bordit, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi dhe drejtorin Erxhan Dana, u zotuan që bashkërisht të punohet për interesin e klubit”, thuhet në njoftimin e KF Liria.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)