Shkëmbi zëvendëson Munishin te Ballkani

28 dhjetor 2020 | 14:07

Trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi është emëruar trajner i ri i skuadrës së Ballkanit nga Suhareka. Shkëmbi do të jetë pasardhës i Ismet Munishit, i cili u shkarkua javën e kaluar.

“Kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça, Bledi Shkëmbi. Pas shumë negociatave me trajnerë të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar. Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani, Bledi Shkëmbi. Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës. Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi, na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.

Shkëmbi në Shqipëri ka drejtuar skuadrën e Teutës së Durrësit, kurse në Kosovë e ka drejtuar Lirinë e Prizrenit në edicionin 2017/2018.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka shkarkuar…