Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa të dyshuarve në kryeqytet

15 tetor 2018 | 23:36

Para pak çastesh ka ndodhur një shëmbim i zjarrit mes policisë dhe disa të dyshuarve që ndodheshin në një veturë të zezë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që gjendet “Te Ismeti” në rrugën që shpie për Fushë Kosovë, bëjnë të ditur burime të “KosovaPress”-it.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi një veturë që ishte në kërkim nga policia, personat që ishin brenda saj, sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe një veturë e ndihmës së parë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar apo të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka në emisionin “DPT Te Fidani”, në…