Shkëmbimi i të burgosurve Ukrainë – Rusi do të kryhet sot

19 mars 2025 | 07:47

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se sot do të ndodhë një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas Kremlinit.

“Vladimir Putin informoi (Trump) se më 19 mars do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve midis palëve ruse dhe ukrainase”, tha Kremlini në një lexim të telefonatës së sotme mes dy liderëve.

Ai tha se 175 persona do të shkëmbehen nga të dyja palët.

“Përveç kësaj, si gjest i vullnetit të mirë, 23 ushtarakë ukrainas të plagosur rëndë, të cilët po trajtohen në institucionet mjekësore ruse, do të transferohen”, thuhet në deklaratë.

Mediet shtetërore ruse raportuan se Vladimir Putini ka rënë dakord t’i ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës pas bisedës me presidentin Trump.

Ata thonë se Putini ka urdhëruar ushtrinë t’i ndalojë sulmet në ato objektiva për 30 ditë pas bisedimeve me Donald Trumpin./euronews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektakli i së martës solli një tjetër eliminim në Big…