Shkëmbimi i tokave, Bajqinovci kërkon nga prokuroria të zbarkojë në komunën e Prishtinës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për shkëmbimin e tokave në Komunën e Prishtinës, ku ka thënë se “s’keni parë ende asgjë nga Përparim Rama”.
Bajqinovci, ka thënë se Rama ka këmbyer rreth 20 hektarë të tokës së Prishtinës sikur të ishin pronë e tij.
Ai ka kërkuar nga prokuroria të zbarkojë sa më shpejtë në kryeqytet.
“…Përparim Rama dhe brezi i ‘Rrugës së Re’ ka këmbyer rreth 20 hektarë të tokës së Prishtinës sikur të ishin prona të tyre. Ky është vetëm fillimi. Ky kryetar pritet të ‘qpijë’ edhe prona të tjera komunale në ndërmarrje publike. Pra kjo është politika e ‘Rrugës së Re’ ndaj kryeqytetit, nuk ka asnjë projekt zhvillimor për tre vite me radhë në ‘Kodrën e Trimave’, ‘Kolonica’, ‘Dodona’, ‘Tasiqe’, ‘Tophane’, ‘Mati 1’ edhe shumë lagje dhe fshatra të tjerë të Prishtinës. Prokuroria duhet të zbarkojë sa më shpejtë në Komunën e Prishtinës, ende asgjë nuk keni pa”, ka thënë Bajqinovci.