Shkenca: Asnjëherë mos e përdorni telefonin para gjumit, ja rreziqet
11 prill 2018
| 12:01
Të gjithë në ditët e sotme kanë krijuar rutinën e të ndenjurit në telefon, laptop ose a kompjuter para se të bien për të fjetur.
Përtej faktit se të prish gjumin dhe nuk bën një gjumë të qetë, shkenca ka zbuluar detaje të reja për pasojat që sjell përdorimi i teknologjisë pak para të fjeturit.
Ndoshta e keni vënë re sesa herë që flini duke ndenjur në telefon zgjimi në mëngjes është shumë i vështirë dhe ju ndiheni tmerrësisht shumë të lodhur. Kjo vjen si shkak i telefonit.
Gjithashtu, mund të dëmtojë sytë tuaj, ndikon në zhvillimin e qelizave kancerogjene, diabetin dhe gjithashtu edhe sëmundjet kardiovaskulare.
Prandaj, herën tjetër para se të merrni celularin në duar zëvendësojeni me një libër./lexo.al/