Shkencëtarët alarmojnë: Pinguinët e Antarktidës po zhduken
Dy të tretat e specieve të Antarktidës, përfshirë edhe pinguinët, kërcënohen me zhdukje ose rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në vitin 2100 për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes progresive të planetit .
Këto të dhëna alarmante theksohen nga kërkimet e reja që përmbledhin prioritetet për mbrojtjen e biodiversitetit të kontinentit.
Studimi, i cili është rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar midis shkencëtarëve, fiziologëve dhe politikëbërësve nga 28 institucione në 12 vende, ka identifikuar pinguinët perandorë si speciet më të rrezikuara të zhdukjes në Antarktidë.
” Deri në 80% e kolonive të pinguinëve perandorë parashikohet të jenë pothuajse të zhdukur deri në vitin 2100, një rënie e popullsisë që vlerësohet në mbi 90%, me rritjen e zakonshme të emetimeve të gazeve serrë” , theksojnë ekspertët.
Studimi tregoi se përpjekjet aktuale të ruajtjes në Antarktidë nuk po funksionojnë në kontinentin që ndryshon me shpejtësi. Studiuesit arritën në përfundimin se zbatimi i një shtrese shtesë të strategjive me kosto efektive, mund të kursejë deri në 84% të biodiversitetit të cenueshëm të Antarktidës