Shkencëtarët: Covid-19 mund ta përkeqësojë dëgjimin e pacientit
Më shumë se 1 në 10 pacientë me koronavirus të pranuar në një spital të Mançesterit kanë raportuar një përkeqësim në dëgjimin e tyre, tetë javë pas shërimit, ka zbuluar një studim. Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për t’i hetuar efektet akute dhe të përkohshme të Covid-19 në dëgjimin dhe sistemin audiovestibular.
121 pacientë të cilët janë shëruar nga Covid-19, që janë kuruar në Spitalin Wythenshaëe, pjesë e Fondacionit NHS University University të Mançesterit, morën pjesë në një studim telefonik. Kur u pyetën për efektet që mund të kenë pasur nga Covid-19, 16 prej tyre (13.2 %) u shprehën se dëgjimi i tyre ishte përkeqësuar.
Tetë njerëz raportuan një përkeqësim në dëgjimin e tyre dhe tetë të tjerë treguan se po ndienin një tingull të çuditshëm në vesh që nuk shkaktohet nga një burim i jashtëm.
Kevin Munro, profesor i audiologjisë në Universitetin e Mançesterit dhe NIHR Qendra e Kërkimeve Biomjekësore e Mançesterit, është shprehur: “Ne tashmë e dimë se viruset si fruthi, shyta dhe meningjiti mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit dhe koronaviruset mund t’i dëmtojnë nervat që dërgojnë informacion në tru. Është e mundur, në teori, që Covid-19 mund të shkaktojë probleme në sistemin e dëgjimit, përfshirë edhe në veshin e mesëm. Dëmtimi i dëgjimit mund të vijë nga stresi dhe ankthi, përfshirë përdorimin e maskave të fytyrës që e vështirësojnë komunikimin, medikamente të përdorura për trajtimin e Covid-19 që mund ta dëmtojnë veshin, ose faktorë të tjerë që lidhen me të qenit i sëmurë në mënyrë kritike. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ka nevojë urgjente për studime me cilësi të lartë për t’i hetuar efektet akute dhe të përkohshme të Covid-19 në dëgjimin dhe sistemin audiovestibular”, janë shprehur studiuesit.
Studimi u krye nga audiologët e Universitetit të Mançesterit, i mbështetur nga Qendra e Kërkimeve Biomjekësore e Manastirit NIHR.