Shkencëtarët: Covid-19 nuk është pandemia e fundit
Ne kemi krijuar “një stuhi të përsosur” që sëmundjet nga jeta e egër të përhapen tek njerëzit dhe të përhapen shumë shpejt nëpër botë, paralajmërojnë shkencëtarët. Ndërhyrja njerëzore në botën natyrore po shpejton këtë proces.
Kjo pikëpamje vjen nga ekspertë globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundjet e reja. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ata tani kanë zhvilluar një sistem të njohjes së modelit për të parashikuar se cilat sëmundje të jetës së egër paraqesin më shumë rrezik për njerëzit. Kjo qasje udhëhiqet nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar, por është pjesë e një përpjekje globale për të zhvilluar mënyra për t’u përgatitur më mirë për shpërthimet e ardhshme.
“Në 20 vitet e fundit, ne kemi pasur gjashtë kërcënime të rëndësishme – SARS, MERS, Ebola, gripi i shpendëve dhe gripi i derrit,” tha Prof Matthew Baylis nga Universiteti i Liverpoolit për BBC News. “Ne shmangëm pesë plumba, por i gjashti na kapi.”
“Dhe kjo nuk është pandemia e fundit me të cilën do të përballemi, kështu që ne duhet ti shohim më nga afër sëmundjet e jetës së egër.” Si pjesë e këtij ekzaminimi të ngushtë, ai dhe kolegët e tij kanë hartuar një sistem parashikues të njohjes së modelit që mund të hetojë një bazë të gjerë të dhënash të çdo sëmundje të njohur të jetës së egër. Përmes mijëra baktereve, parazitëve dhe viruseve të njohura për shkencën, ky sistem identifikon të dhëna të varrosura në numrin dhe llojin e specieve që ata infektojnë. Ai i përdor ato të dhëna për të nxjerrë në pah se cilat përbëjnë një kërcënim për njerëzit. Nëse një patogjen shënohet si përparësi, atëhere shkencëtarët mund t’i drejtojnë përpjekjet e kërkimit për të gjetur parandalime ose trajtime përpara se të ndodhë ndonjë shpërthim./BBC