Shkencëtarët e Wuhanit pranojnë se janë kafshuar nga lakuriqët duke mbledhur mostra
Shkencëtarët që punojnë në laboratorin në Wuhan të Kinës janë kafshuar nga lakuriqë nate të infektuar ndoshta edhe me Covid-19. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur dy vite më parë, teksa shkencëtarët kanë shkuar në një shpellë për të mbledhur mostra.
Në videon që është shfaqur dy vite më parë, para se të shpërthente pandemia e koronavirusit fillimisht në Wuhan, dhe më pas në të gjithë botën, tregon shkencëtarët e Institutit të Virologjisë së Wuhanit teksa mbledhin lakuriqë nate plot me viruse, pa mjetet mbrojtëse. Kjo do të thotë shkelje e dukshme të rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Një prej shkencëtarëve shihet duke mbajtur kafshën ndërsa dorezat e tij plastike janë shpuar pas kafshimit, duke bërë që dhëmbët e lakuriqit të natës të depërtojnë në lëkurën e shkencëtarit. Kjo sipas ekspertëve mund të jetë dhe një formë e përhapjes së koronavirusit, përfshirë Covid-in.
OBSH ka dërguar një ekip shkencëtarësh në Wuhan për të hetuar origjinën e virusit, por Pekini zyrtar ka thënë se megjithëse Wuhani është vendi ku u zbuluan së pari rastet, nuk është domosdoshmërisht vendi i origjinës së virusit.
Koronavirusi i ri, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, u zbulua për herë të parë në Ëuhan në fund të vitit 2019. Ekipi i OBSH-së pas disa problematikave me ndalim në hyrje, ka mbërritur në Wuhan për të filluar hetimin, i cili synon të hetojë origjinën e pandemisë.