Shkencëtarët italianë: Duhet test psikologjik për banorët, edhe sa mund të durojnë mbyllur?
Në Itali, qytetarët mund tu nënshtrohen një testi psikologjik për të parë se dhe sa mund të përballojnë izolimin në shtëpitë e tyre, për shkak të koronavirusit.
Shkencëtarët italianë i kërkojnë qeverisë që të kryhen këto teste psikologjike tek një pjesë e popullatës për të përcaktuar edhe një afat se sa mund të qëndrojnë mbyllur dhe pasojat që mund të ketë shkaktuar deri më tani izolimi.
Corriere Della Sera shkruan se kryeministri do të njoftojë kësaj jave një sërë udhëzimesh të reja sociale, dhe pritet që të përmendë edhe testet psikologjike.
Italia ishte një nga vendet e para në Europë që u godit nga koronavirusi dhe masat e marra nga qeveria ishin drastike. 60 milionë qytetarët e Italisë u ndaluan së ecuri më shumë se 200 metër nga shtëpitë e tyre.
Sipas raporteve të publikuara, rezulton se abuzimet dhe konfliktet në familjet italiane janë rritur dhe për këtë arsye shkencëtarët janë të shqetësuar për ndikimet afatgjata të izolimit, sidomos tek të moshuarit dhe grupmosha të tjera.
Ndërkaq, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte po diskuton se si mund ti japë fund izolimit dhe të rihapë bizneset, në një kohë ku viktima dhe të infektuar vijojnë të raportohen dhe kur ende nuk ka një kurë dhe vaksinë për virusin.
Të shtunën e kaluar, Italia dhe 12 vende të tjera bënë thirrje për një bashkëpunim më të madh global për të zvogëluar ndikimin ekonomik të pandemisë.
Shtetet e tjera përfshijnë: Britaninë, Francën, Indonezinë, Meksikën, Korëne e Jugut, Turqinë, Singaporin dhe Marokun.
U theksua nevoja për të mbajtur të hapura lidhjet ajorore tokësore dhe detare për transportin e mallrave, përfshirë pajisjet mjekësore si dhe kthimin në shtëpi të atyre që kanë mbetur jashtë kufijve.