Shkencëtarët: Ja pse meshkujt zgjohen në mëngjes me ereksion
Ereksionet e mëngjesit janë një fenomen interesant i cili u ndodhë thuajse të gjithë meshkujve në baza të rregullta ditore.
Por, cila është arsyeja shkencore prapa këtij fenomeni?
Fillimisht duhet cekur se ereksionet e tilla janë spontane dhe ndodhin gjatë gjumit ose kur zgjoheni. Të gjithë meshkujt të cilët nuk vuajnë nga problemet e ereksionit e përjetojnë këtë fenomen, dhe zakonisht ndodhë tri deri në pesë herë gjatë gjumit.
Ky fenomen besohet se fillon qysh në mitër dhe vazhdon përgjatë tërë jetës.
Por, meshkujt nuk janë të vetmit që e bëjnë këtë – edhe femrat përjetojnë ereksione klitorale dhe kënaqësi vagjinale gjatë gjumit.
Ereksioni i mëngjesit ndërlidhet me fazën REM të gjumit (faza e lëvizjes së shpejtë të syve). Njëra teori thotë se gjatë fazës REM të gjumit, qelizat noradrenegjike (neuronet të cilat e lirojnë një neurotransmetues të trurit).
Besohet se kur aktiviteti i këtyre qelizave reduktohet gjatë fazës REM, testosteroni rritet dhe kjo rezulton në ereksion.
Por, një teori tjetër sugjeron se ereksioni i mëngjesit shkaktohet edhe nga lirimi i oksidit nitrik. Oksidi nitrik lirohet nga qelizat të cilat rreshtohen brenda enëve të gjakut, dhe pasi që gjatë lirimit i zgjeron enët e gjakut, rritet qarkullimi i gjakut deri në penis dhe kështu krijohet ereksioni.
Veç këtyre, një tjetër teori thotë se ereksionet e mëngjesit ndodhin për t’i parandaluar meshkujt të urinojnë gjatë natës!