Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë ‘të gjallë’
04 korrik 2024
| 08:32
Shkencëtarët japonezë kanë përdorur qelizat njerëzore për të zhvilluar një lëkurë ekuivalente me lëkurën e gjallë që mund të ngjitet në sipërfaqe robotike për të krijuar një “buzëqeshje reale”.
Studiuesit e Universitetit të Tokios publikuan gjetjet e tyre këtë javë së bashku me një video të materialit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata përdorën një “xhel që formon lëkurën” për të krijuar një “robot të mbuluar me lëkurë të gjallë”, tha studimi i tyre në revistën Cell Reports Physical Science.
Specialistët e robotëve shpresojnë se teknologjia një ditë do të luajë një rol në shpikjen e androideve me pamje dhe aftësi të ngjashme me njeriun.
Por ata thanë se kryerja e testeve të ngjashme riparimi në lëkurën e tyre robotike të buzëqeshur “është një sfidë e së ardhmes”.